Tiranë, 14 maj, NOA – Ishte parashikuar si një protestë madhështore, e cila do të kishte një reagim të fortë qytetar për kërkesën e vazhdueshme të opozitës mbi hapjen e kutive të 28 qershorit, por u mbyll menjëherë sa mbaroi fjalën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Reporteri i agjencisë së Lajmeve NOA, i cili ka ndjekur nga afër gjithë zhvillimin e protestës mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tregon se protestuesit po shpërndahen në mënyrë paqësore, duke mos u krijuar në këtë mënyrë asnjë tension apo moment i pakëndshëm.
Kur në fakt, një të tillë ishin duke e provokuar gjatë momenteve të protestës një grup i militantëve socialistë nga Shkodra, të cilët kanë sulmuar forcat e policisë, të cilat sot kanë qenë të shumta në numër për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë nga ndonjë moment i mundshëm tensionimi i situatës.
Edhe këtë herë, protesta nuk u shoqërua me konfrontime dhe të gjithë janë larguar të qetë duke u shpërndarë nëpër rrugët e kryeqytetit.
n.e/NOA