Palermo, 14 Maj NOA - Lojtari i Palermos Fabrizio Micoli është dëmtuar në ndeshjen e fundit që ekipi i tij zhvilloi në kampionatin italian, ku Palermo u ndesh me Sampdorian.
Dëmtimi për lojtarin shtatshkurtër rezultoi shumë më i rëndë nga ç’pritej. Pasi iu nënshtrua analizave nga stafi mjekësor i ekipit, rezultoi se kishte marrë një goditje tepër të rëndë në gjurin e tij dhe për këtë arsye duhet ti nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
Në qoftë se diagnoza do të japë rezultatet e menduara atëherë për lojtarin, do të vijë një qëndrim prej 3 deri në 4 muajsh larg fushave të lojës.
r.b/NOA