Mlladenov: Duhet Kompromis Mes Palëve Për Zgjidhjen E Situatës Politike
TIRANË, 14 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - "Kompromisi për zgjidhjen e situatës arrihet vetëm nga palët shiptare dhe jo me ndërhyrje nga jashtë. Jam i bindur se një kompromis mes dy forcave politike mund të arrihet këtu dhe jo jashtë vendit", u shpreh ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mlladenov pas takimit sot pasdite me kreun e Partisë Socialiste dhe kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama në selinë e PS-së.
Ministri Mladenov pas takimit me Ramën, gjithashtu theksoi se, është e rëndësishme të arrihet një kompromis mes palëve për zgjidhjen e situatës politike.
"Që të shprehem në lidhje me situatën politike në vend është e rëndësishme për mua të njihem me qëndrimet e të gjitha palëve", tha Mlladenov.
Ai shtoi se "shpresoj që si opozita, dhe maxhoranca të arrijnë një kompromis i cili mbështetet në parimin e transparencës dhe ligjshmërisë"./n.m/