English

Nis Protesta E Opozitës Për Transparencën E Zgjedhjeve

TIRANË, 14 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Partia Socialiste në opozitë filloi sot pasdite protestën e radhës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit. Protesta masive e paralajmëruar nga krerët më të lartë të PS-së mblodhi në sheshin para selisë së Kryeministrisë qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit. Fillimisht ata u grumbulluan në zona të ndryshme të kryeqytetit, prej nga nisën marshimin drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke bllokuar qarkullimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit. Në 30 prill, Partia Socialiste nisi serinë e protestave në kryeqytet, për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009 dhe frenimin e krizës ekonomike. Në përshkallëzim të veprimit opozitar për realizimin e këtyre kërkesave, 22 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetës të tyre nisën grevën e urisë në orët e para të datës 1 maj. Në ditën e 14 të grevës së urisë anëtarë dhe simpatizantë të PS-së të ardhur edhe nga rrethe të tjera po marrin pjesë në mitingun e organizuar përballë selisë së Kryeministrisë, ku në podiumin e ngritur, po marrin fjalën drejtuesit e opozitës dhe mbështetësit e saj./n.m/
KOMENTE