English

Nis protesta e PS, qindra policë me veshje civile shoqërojnë protestuesit

Tiranë, 14 maj, NOA – Turma protestuesish, të cilët janë në mbështetje të grevës së urisë së opozitës, janë duke iu drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke përgatitur në këtë mënyrë protestën e madhe, e cila ishte paralajmëruar prej ditësh nga ana e drejtuesve të majtë.

Burime të posaçme bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, se grupet e protestuesve po shoqërohen me qindra forca policore të veshura me veshje civile dhe që mbajnë vetëm një jelek ngjyrë limoni me mbishkrimin “Policia”, një risi kjo që nuk aplikuar më parë në asnjë protestë të opozitës.

Ndërkaq, protestuesit janë duke lëshuar parullat e para poshtë godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur në duar pllakata nga më të ndryshmet, përmes të cilave kërkojnë transparencën e zgjedhjeve dhe dalin kundër kryeministrit Berisha, duke e akuzuar si dhunuesin e votës së lirë.

Kjo është dita e 14-të e grevës së urisë në të cilën janë futur 200 socialistë dhe mbështetës të tyre, të cilët tashmë rezultojnë në gjendje të rënduar shëndetësore pasi kanë kaluar mjaft ditë nën kushtet e një greve të tillë. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE