English

Pack: Brenda Ps Duhet Te Ngrihen Zerat Kunder Levizjeve Te Fundit Te Rames

- Eurodeputetja Pack thote se rruga që ka zgjedhur Rama nuk është ajo për të cilën ka nevojë Shqiperia dhe situata e krijuar nuk zgjidhet në rrugë, por në parlament - TIRANE, 14 Maj/ATSH/- Eurodeputetja Doris Pack deklaroi sot, në një intervistë për TVSH-në, nga Zagrebi, se "brenda Partisë Socialiste është e nevojshme që të fillojë një lëvizje për t'i treguar liderit të PS-së që rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevojë". "Eshtë fatkeqësi e vërtetë në një vend modern që një udhëheqës i një partie politike të mbaj peng një vend të tërë dhe partinë e tij. Situata e krijuar nuk mund të zgjidhet në rrugë, por vetëm në parlament, kjo duhet të jetë e qartë", u shpreh eurodeputetja Pack, e cila ishte ftuar ër të dhënë një leksion në universitetin e Zagrebit, Kroaci. Eurodeputetja Pack rishprehu sërisht shqetësimin për situatën politike në Shqipëri, pasi sipas saj, "Edi Rama me sjelljen e tij të pakuptueshme po pengon heqjen e vizave dhe anëtarësimin e vendit në BE". Ajo theksoi se "brenda Partisë Socialiste duhet të ngrihen zërat kundër lëvizjeve të fundit të Ramës, pasi ajo që po bën Kryetari i Partisë Socialiste nuk është në interesin e vendit". Zonja Pack theksoi më tej se "sjellja e opozitës po prish imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve europianë". Këtë qëndrim të saj eurodeputetja Pack ia ka shprehur dhe Kryeministrit Sali Berisha, me të cilin ajo u takua rastësisht në Zagreb, ku kreu i qeverisë së Shqipërisë po merr pjesë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të rajoni, anëtare të BERZH-it. Eurodeputetja Pack e cilësoi të pakuptimtë lëvizjen e opozitës, duke sjellë në vëmendje se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kanë qenë zgjedhjet më të mira në historinë e demokracisë në Shqipëri. Po keshtu, ajo i ka bërë të ditur Kryeministrit Berisha se në Parlamentin Europian po punohet për t'i bërë disa amendime të nevojshme raportit të përgatitur nga raporteri për Shqipërinë, Nikolas Choundis, pasi aty nuk ishin reflektuar zhvillimet pozitive që vendi ka njohur gjatë viteve të fundit./m.m/k.sh/
KOMENTE