Papandreu: Vizita E Erdogan Në Athinë Hap I Rëndësishëm Për Marrëdhëniet Greko-Turke
ATHINË, 14 maj /ATSH-AFP/ - Marrëdhëniet greko-turke kanë bërë ''një hap të rëndësishëm përpara" përmes bisedimeve të zhvilluara sot në Athinë gjatë vizitës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar pak orë më parë.
"Është ndërmarrë një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke sjellë një përforcim që paqes dhe stabilitetit në rajon", thuhej në deklaratën e bërë publike pas takimit të parë të Këshillit të Lartë të bashkëpunimit greko-turk, ku morën pjesë disa prej ministrave të kabineteve repektive të dy vendeve.
Kjo platformë bashkëpunimi duhet të jetë një forcim hap pas hapi për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, anëtare të NATO-s por rivale rajonale të një date të hershme, të cialt për herë të funditn ishin në prag të një konflikti të armatosur në vitin 1996.
Kryeministrat e dy vendeve do të zhvillojnë veçmas një takim vjetor, në kaudër të Këshillit, që u vendos të mblidhet një vit në njërin shtet dhe vitin pasues në vendin tjetër, deklaroi kryeministri grek, Jorgo Papandreu në prëfundim të takimit.
Papandreu, i cili që nga fillimi të viteve 2000 ka qenë arkitekti i përmirësimit të amrrëdhënieve greko-turke, deklaroi se dy vendet ndajë një vizion të përbashkët paqeje dhe miqësie, gjatë një konference për sthyp pas takimit të Këshillit.
"Kma besim se përpjekjet dhe kurajoja e treguat sot do të japë rezultat, sepse vullneti ekziston", theksoi Papandreu në përfundim të ditës së aprë të vizitës zyrtare të kryeministrit turk, e para e këtij lloji në Greqi që prej vitit 2004./
/i.p/