English

Paskal Milo: Zonja Pack, di kaq pak për Shqipërinë

Tiranë, 14 maj, NOA – “I bëj thirrje zonjës Pack, e cila di kaq pak për Shqipërinë, që të vijë këtu e të shohë popullin se çfarë është duke bërë”.

Me këto fjalë i është drejtuar nga podiumi i protestës së opozitës, eurodeputetes së njohur evropiane Doris Pack, kreu i partisë Demokracisë Sociale, Paskal Milo.

Duke u nisur nga deklaratat që ajo ka bërë së fundmi mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri, ku ka theksuar se duhet patjetër dialog dhe se greva e urisë nuk është rruga e duhur për të zgjidhur ngërçin, Milo tha se kjo eurodeputete nuk e njeh situatën e vërtetë në vendin tonë.

Madje, ai i shtoi kritikat edhe mbi gjithë ndërkombëtarët në Shqipëri, të cilët janë prononcuar dhe ndjekin zhvillimet politike në vendin tonë, duke pohuar se ata duhet ta njohin më mirë situatën dhe të shohin forcën e vërtetë të opozitës.

“Ka ardhur koha finale dhe nuk mund të durohet më. Kjo është furtuna e fundit, para se populli shqiptar të kapërcejë cakun e durimit”, tha ndër të tjera, kreu i PD-së, Milo.

n.e/NOA

KOMENTE