Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 14 Maj -/ATSH/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme:
"Panorama"
AKSET RRUGORE; PROTESTA, PS VENDOS TË BLLOKOJË TIRANËN
Reagon Ministria e Brendshme- Protestuesit e PS do të bllokojnë sot të gjitha hyrjet në Tiranë, një orë para protestës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Sipas një plani të organizuar nga selia e PS, mbështetësit e opozitës, të drejtuar nga deputetët e qarqeve do të udhëtojnë në këmbë nga periferitë e kryeqytetit, duke bllokuar rrugët kryesore.
-Titujt të tjerë:
Topi dekreton 3 kandidatë në Kushtetuese, dy janë rrëzuar nga PD dhe PS
Raporti: Kriza politike do ngadalsojë ekonominë
Durrës, dyfishohen taksat e plazhit privat
"Koha Jonë".
NDËRKOMBËTARËT: RAMA ËSHTË I PAPËRGJEGJSHËM
Furi deklaratash në përpjekje për të sensibilizuar kreun socialist, që të heq dorë nga veprime që diplomatët e huaj i konsiderojnë si të papërgjegjshme dhe larg kornizave kushtetuese të vendit e standardeve
-Titujt të tjerë:
Ministria e Brendshme: Gjetëm kriminelë, te njerëzit e protestave
Rama i lutet Bashës: "Na le t'bllokojmë naj rrugë mor burrë"
Deputetët e PD: Qëllimi i PS, të krijojë destabilitet
"Shqip"
OPOZITA NË SHESH, BERISHA NË KROACI
Negociatat, PS do ngrirjen e fletëve të votimit, PD "jep" kutitë e materialeve
-Titujt të tjerë:
Mjeku i operon këmbën e shëndoshë 15- vjeçares
Fakulteti i Mjekësisë bëhet universitet me tre fakultete
"Shekulli"
AKSIDENT ME MAKINË, TRE TË VDEKUR
Tmerr në Tiranë, taksi përplaset me bordurën e autostradës, vdesin dy pasagjerët dhe shoferi
-Titujt të tjerë:
Greva, Topi presion me Kushtetuesen
Mashtrimi me shitjen e "Hotel Dajtit"
"Gazeta Shqiptare"
BANDA E DURRËSIT, DESHMITARJA NDRYSHON RREFIMIN NË GJYKATË
Prokuroria humb dëshminë më të rëndësishme
-Titujt të tjerë:
Projekti i MASH rikthen stazhin për mësuesit
Kriza, 4 mijë shtëpi pa u shitur në Tiranë
PPE: VEPRIMI I RAMËS, QESHARAK, SHPËTOI VETEN NGA GREVA E URISË
Volonte: kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Bojkoti është i papranueshëm. Më duket se Rama po bën totalisht të kundërtën. Iniciativa e grevës së urisë është në kundërshtim më atë që ka deklaruar se do të bëjë
-Titujt të tjerë:
Elita forcon zërin, 376 personalitete kundër Ramës
Tirana, 400 mijë euro fond ndihme për komunën e Graçanicës
"Integrimi"
KOSOVA NË RRUGËN E DUHUR PËR KONSOLIDIMIN E SHTETIT, LIGJIT DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, priti përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, njëkohësisht Përfaqësuesin Special të BE në Kosovë, Pieter Feith
-Titujt të tjerë:
Mesina:Greva dhe protesta do dëmtojnë turizmin në Shqipëri
Në vitin 210, u hapën 2000 biznese të reja me shumë se një vit më parë
"Zëri i Popullit"
REVOLTA ZBRET TË ÇADRA E LIRISË. RAMA: SHQIPËRIA KUNDËR PUSHTETIT TË KRIMIT
-Titujt të tjerë:
PS: Policët që ngrenë dorën mbi qytetarët, do shkojnë para drejtësisë
Qeveria hedh në rrugë 1200 punonjës nga Albpetrol./e.gj/