English

Polonia Ofron 12-Të Të Drejta Studimi Në Universitetet E Saj Publike

TIRANË, 14 Maj /ATSH/.- Polonia ofron 12 të drejta studimi për studime universitare dhe pasuniversitare në universitetet e saj publike për vitin akademik 2010-2011. Sipas Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, aplikantët fitues për studime universitare në këtë vend do t'i nënshtrohen vitit përgatitor të gjuhës polake, i cili fillon në shtator 2010, ndërsa aplikantët për studime pasuniversitare duhet ta njohin gjuhën polake. Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 11 qershor 2010./e.gj/s.s./
KOMENTE