English

Protestuesit më këmbë drejt bulevardit, bllokohen rrugët e Tiranës

Tiranë, 14 maj, NOA Update – Protestuesit e opozitës i janë drejtuar tashmë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke iu afruar godinës së Kryeministrisë, për të iniciuar protestën e paralajmëruar prej tyre, të cilën e kanë cilësuar se do të jetë madhështore.

Ata janë nisur më këmbë drejt bulevardit kryesor të vendit, duke krijuar kështu kaos në qarkullimin rrugor të kryeqytetit, pasi shumë rrugë rezultojnë të bllokuara.

Kështu, bëhet me dijeni se është e bllokuar për momentin Unaza e Tiranës, Truga e Elbasanit deri te parlamenti etj.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se vetë ministri i Brendshëm, lulëzim Basha është duke e ndjekur situatën nga afër te godina e Kryeministrisë, kurse dhjetëra forca policore janë shtuar përreth protestuesve. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE