Qsut-Dyshohet Një Rast Me Malarje Në Spitalin Infektiv
TIRANË, 14 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Një 17 vjeçar dyshohet të jetë i infektuar me malarje, ndërsa është izoluar në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalor Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur për ATSH-në se 17 vjeçari, i cili ka ardhur para 2-3 muajsh nga Greqia, i është nënshtruar terapisë mjekuese.
Analizat për rastin janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin Superior di Sanita në Romë.
Të njëjtat burime pohuan se aktualisht po hetohet për origjinën e këtij rasti me malarje./s.s./