English

Rama: Nuk do thyejmë asnjë xham dhe nuk do këpusim asnjë lule

Tiranë, 14 maj, NOA – “Ne nuk jemi këtu për t’u marrë me policinë, po për ta ftuar atë që të shohë nga Kushtetuta dhe ligji, e të mos përdoret për interesat e pushtetit”, u është drejtuar kryesocialisti Edi Rama, forcave të policisë që kanë rrethuar Kryeministrinë, në fjalën që po mban aktualisht para protestuesve.

Ai po u thotë atyre se beteja për votën e lirë do të vazhdojë dhe se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas dhe se asnjë socialist nuk është për dhunën.

“Ne nuk ngjajmë me opozitën që digjte institucionet dhe bashkë me të edhe fytyrën e Shqipërisë”, tha ai.

Duke shtuar se do ta “fitojmë këtë betejë, pa thyer asnjë xham dhe pa këputur asnjë lule. Ne nuk i drejtohemi dhunës për të fituar kauzën tonë”. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE