English

Rama: Të vendosur për çdo zgjidhje që garanton transparencën

Tiranë, 14 maj, NOA – “Partia e Socialiste është e gatshme të pranojë çdo kompromis që garanton transparencën”. Ky është qëndrimi i Kryetari të Partisë Socialiste, Edi Rama në lidhje me gjetjen e rrugëve për daljen nga kriza.

Në një prononcim dhënë për mediat pas vizitës në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”, Rama tha për mediat se çështja e transparencës nuk është një betejë vetëm e Partisë Socialiste, por e gjithë shoqërisë. Në këtë linjë ai shtoi se “ne jemi të vendosur për çdo zgjidhje që garanton transparencën”.

Kryetari i PS-së shprehur dhe një herë solidaritetin me grevistët që kanë lënë grevën e urisë dhe me ata që po vazhdojnë prej 14 ditësh sakrifikimin për votën e lirë.

“Të gjithë të gjithë të fokusohen të çështje, çështja është transparenca dhe u vlen të gjithëve. Çështja nuk është e një pale, por është e çdo pale”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste.

Kreu i PS-së u shpreh se protestat e opozitës do të vijojnë, pavarësisht provokimeve nga ana e mazhorancës. “Protesta jonë është e vendosur, e palëkundur dhe mbi qytetarët e përfshirë në këtë betejë nuk mund të hidhet baltë dhe shpifje me qëllim dekurajimin. Protestuesit kanë kurajën e palëkundur për të vazhduar në rrugën e tyre”, tha Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE