Tiranë, 14 maj, NOA – Në ditën e 14 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grevistëve është renduar dhe më tepër. Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste njofton se një tjetër grevist ka lënë grevën e urisë.
Bëhet fjalë për grevistin Ferit Leka, nga Elbasani, i cili është dhe vëllai i deputetit Agim Leka. Në total numri i grevistëve të larguar nga greva e urisë që zhvillohet në çadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që ka fillimi i grevës në datën 30 prill, ka arritur në 33.
Nga greva janë larguar personat që kanë pasur shqetësimet më serioze, si probleme me tensionin, diabetin dhe probleme kardiake.
Mjekët që asistojnë nga afër grevën e urisë thonë se në ditën e 14 të saj, të gjithë grevistët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
m.xh/NOA