English

Rishfaqet sëmundja e malaries, zbulohet një rast në Tiranë

Tiranë, 14 maj, NOA – Pas gati 50 vitesh, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar rastin e sëmundjes së malaries në një pacient në kryeqytet.

Sëmundja me orgjinë tropikale është konstatuar një pacient i cili aktualisht është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero konfirmoi prezencën e malaries në trupin e pacientit, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye etike.

Pipro u shpreh se janë në pritje të analizave për të marrë nëse kemi të bëjmë me një rast të importuar, apo sëmundja është zhvilluar në Shqipëri.

Nëse sëmundja do të ishte shfaqur sërish në vend, atëherë niveli i alarmit të strukturave shëndetësore duhet të ishte më i madh.

Pipero u shpreh se pacienti ka jetuar për një kohë të gjatë në Greqi dhe mendohet se sëmundja mund të jetë mbartur prej vendit fqinj.

Kjo sëmundje në vend është hasur në mënyrë të gjerë gjatë viteve 1930-1960. Pas tharjes së një sërë kënetash, kryesisht në Shqipërinë e mesme u bë i mundur eliminimi i plotë i saj. Në studimet e Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se që nga viti 1967 në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me malarie.

Çfarë është sëmundja e malaries

Malaria është një infeksion i shkaktuar nga parazitë njëqelizorë, të cilët hyjnë në gjak nëpërmjet ngacmimit nga mushkonja e malaries. Këto parazitë mund të shfaqen në pesë specie të ndryshme. Një pjesë e këtyre parazitëve kalojnë kohë në jetën e njeriut të infektuar e disa të tjerë në trupin e mushkonjës së malaries. Në trupi i njeriut ato përqendrohen në mëlçi dhe tek rruazat e kuqe të gjakut.

Pasi hyn në gjak ky parazit fillojnë të shfaqen simptomat e para të malaries. Dëmtimet që sjell kjo sëmundje janë vdekjeprurëse. Simptomat e para shfaqen brenda pak javëve nga pickimi i mushkonjës së malaries. Kundër sëmundjes së malaries janë bërë përparime. Në vitin 2005, shkencëtarët njoftuan për sukses në luftën kundër mushkonjës anofele dhe parazitëve të malaries, ndërsa një vaksinë eksperimentale e provuar në Mozambik, po ofron imunizimin e parë të suksesshëm kundër kësaj sëmundjeje.

Malaria vazhdon të prekë vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milionë vetave.

Nga malaria rezultojnë të prekur rreth 500 milionë njerëz në botë dhe rreth 2 milionë të vdekur çdo vit. Kjo është një sëmundje tropikale dhe është shumë e rrallë në SHBA.

Simptomat që shfaq sëmundja e malaries janë: temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, çrregullime me aparatin tretës, të vjella, ndjesi të fikëti, etj.

m.xh/NOA

KOMENTE