English

Rrethet-Kronika-Shkurt, 14 Maj-Atsh

*Durres: arrestohet 60- vjecari i denuar me 25 vjet heqje lirie Forcat e policisë portuale të Durrësit arrestuan sot një 60-vjeçar, i dënuar me 25 vjet burg, por që ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në vitin 1997. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë, bënë të ditur për ATSH-në se "Shaban Haxhi, banues i lagjes 15 të Durrësit u ndalua në pikën e kontrollit kufitar gjatë regjistrimit të udhëtarëve që mbërritën me traget sot paradite nga Bari (Itali)". Sipas tyre, 60-vjeçari ishte dënuar dy herë në vitin 1989 për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë, me pasoja të rënda mbi të miturit. Ai ishte larguar nga burgu në mars të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë ishte fshehur në Itali. Haxhi do t'i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me qellim vuajtjen e dënimit të mbetur, thanë burimet./G.Kabashi/ *Shkoder: Gjykata liron protestuesit socialistë që bllokuan rrugën dy ditë më parë Dy personave të arrestuar nga policia, që bllokuan aksin rrugor Shkodër- Lezhë gjatë protestave të Partisë Socialiste të zhvilluara pak ditë më parë, u liruan sot nga Gjykata e Rrethit Shkodër. Burime zyrtare të gjykatës bëjnë të ditur se "vendimi për lirimin e vëllezërve Marjan dhe Alfred Podja, pasi ishin ndaluar nga policia e Shkodrës, u mor sot gjatë një seance gjyqësore që u zhvillua për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre". Proçesi penal ndaj dy të rinjve do të vijojë në gjendje të lirë me detyrim paraqitje. Prokurori i çështjes kishte kërkuar "arrest shtëpie" për dy vëllezërit Podja./G. Marku//n.m/
KOMENTE