English

Rriheshin nga djali dhe vjehrri, dy gra denoncojnë në polici

Durrës, 14 maj, NOA – Njërën e rrihte djali i saj, ndërsa tjetrën vjehrri dhe kjo ka detyruar që dy gra të marrin rrugën për në komisariatin e policisë ku i kanë denoncuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat sqarojnë se denoncimi i parë është kryer nga 67-vjeçarja me inicialet K.B., ndaj djalit të saj 38-vjeçar me inicialet N.B.

Ndërsa gruaja tjetër mësohet se është një e sapomartuar 22-vjeçare, me inicialet H.B, e cila ka kallëzuar penalisht vjehrrin e saj 66-vjeçar për ushtrim të dhunës fizike dhe asaj psikologjike.

Që të dyja gratë mësohet se janë banuese në qytetin e Durrësit, ndërsa lidhur me dy rastet në fjalë u kryen veprimet e para proceduriale në bazë të ligjit 9669 që dënon dhunën ndaj grave dhe materialet iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

a.ymeraj/NOA

KOMENTE