English

Rumani - Manifestim Kundër Masave Shtrënguese Ekonomike

BUKURESHT, 14 maj /ATSH-AFP/ - Më shumë se 5 000 punonjës të administratës, sektorit shëndetësor dhe punonjës të burgjeve manifestuan sot në Bukuresht kundër masave shtrënguese ekonomike, të njoftuara kohët e fundit në këtë vend në krizë dhe për ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, theksoi një gazetar. Mes protestuesve bënin pjesë policë dhe mësues, të cilët ishin mbledhur para selisë së qeverisë dhe presidencës duke thirrur ''bashkim'' dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. "Njerëzit janë të pashpresë dhe të frikësuar'', deklaroi drejtuesi i sindikatës kombëtare të punonjësve të shërbimeve të burgjeve, Stefan Teoroc. "Ne kemi kryer 200 000 orë jashtë orarit që nuk na janë paguar këtë vit (.....), kemi një mungesë personeli prej 3 000 personash, si mund të vazhdojmë kështu, duhet t'i marrim të ndaluarit në shtëpitë tona për t'i vëzhguar'', shtoi ai. Presidenti rumun, Traian Basescu njoftoi javën e kaluar një ulje me 25 për qind të pagave në sektorin publik dhe 15 për qind për pensionet, me qëllim uljen e deficitit publik./ /ec/ a.jor.
KOMENTE