English

Sarandë: Policia Identifikon Një Trup Të Pajetë Në Brigjet E Borshit

SARANDË, 14 Prill/ATSH-Telnis Skuqi/ - Policia e Sarandës gjeti mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të një burri rreth 50 vjeç në brigjet e fshatit Borsh, 25 km larg nga Saranda. Komisariati i Sarandës, bëri të ditur për ATSH-në, se trupi i pajetë u zbulua nga një banor i fshatit. "Trupi i pajetë i përket shtetasin Gafur Shehu nga Tepelena, punëtor ndërtimi", thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se indetifikimi i tij është bërë nga banorët e fshatit Borsh. Policia tha se aktuaisht po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. "Nga hetimet paraprake, rezulton se viktima kishte pak orë që kishte vdekur dhe nuk është konstatuar shenja dhune në trup", sqarojnë të njëjtat burime./ch/
KOMENTE