Shba - Bërthamore - Clinton: Irani Nuk Do Të Reagojë Pa Një Veprim Të Okb-Së
UASHINGTON, 14 maj /ATSH-AFP/ - Irani nuk do të reagojë ndaj shqetësimeve të ndërkombëtarëve lidhur me programin e tij bërthamor për sa kohë Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk do të ketë vepruar për ta detyruar atë, ushpreh sot shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton.
"Mendoj se nuk do të kemi asnjë përgjigje serioze nga iranianët përpara se Këshilli i Sigurimit të veprojë", u shpreh ajo në një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington me homologun britanik William Hague.
Shtetet e Bashkuara, në krye të vendeve që dyshojnë se Teherani po përpiqet të sigurojë armën bërthamore nën pretekstin e një programi civil, kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit një projekt sanksionesh të reja kundër Republikës Islamike.
"Po bëjmë progres çdo ditë në Nju Jork ku ndodhet selia e OKB-së, u shpreh sekretari i shtetit.
E pyetur për tentativën e ndërmjetësimit të presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Sila, i cili pritet të shkojë në Teheran më 16 maj, ajo u shpreh se "brazilianët ndodhen përpara përpjekjeve të vështira".
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia e kanë cilësuar këtë iniciativë si "shansin e fundit për dialog përpara se OKB-ja të miratojë sanksione.
/I.Pu.