Shba Dhe Kina Dialogojnë Për Çështje Shqetësuese
UASHINGTON, 14 maj /ATSH-AFP/ - Dialogu kinezo-amerikan i organizuar këtë javë në Uashington për të drejtat e njeriut pati si tema kryesore disa çështje shqetësuese, u shpreh sot ambasadori amerikan në Kinë.
"Për të qenë të qartë trajtuam çështje që janë shqetësuese", i shpjegoi shtypit Jon Huntsman në Departamentin e Shtetit.
"Por, edhe për raste të veçanta, probleme lidhur me shtetin e së drejtës, fenë, të drejtën për punë, kjo është një shenjë maturie dhe e karakterit të plotë të marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha", shtoi ai.
Ambasadori u shpreh se pret që disa "projekte të përbashkëta" të jenë rezultat i këtij dialogu vitin e ardhshëm.
Pas dy vjet ndërprerjeje, dialogu zyrtar për të drejtat e njeriut rifilloi dje, me një mbledhje dy ditëshe në Uashington gjatë të cilës administrata Obama pritej të shprehet në veçanti për liritë fetare dhe internetin.
Bisedimet u zhvilluan mes Michael Posner, zëvendëssekretar amerikan i Shtetit për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut dhe Chen Xu, i ngarkuar me organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme kineze.
/I.Pu.