English

Skënder Gjinushi: Pushteti mbahet me votë dhe jo me shkopinjtë e policisë

Tiranë, 14 maj, NOA – “Pushteti mbahet me votë dhe jo me shkopinjtë e policisë”. Me këto fjalë, i është drejtuar turmës së protestuesve të opozitës, kreu i partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë protestës së radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ju kërkoni hapjen e kutive se kërkoni hapjen e kufijve për në Evropë”, tha ai më pas, duke shtuar se mbështetësit e opozitës kanë të drejtë që të ndihen të mashtruar, pasi u është vjedhur vota e tyre e lirë.

“Kjo është beteja jonë, të cilën ne do ta fitojmë së bashku”, e mbylli në fund fjalën e tij Gjinushi.

n.e/NOA

KOMENTE