English

Soft News - Britanikët Shpenzojnë 6 Muaj Nga Jeta Duke Biseduar Për Motin!!!

LONDËR, 14 maj /ATSH-AFP/ - Të bezdisur nga pamja e qiellit, britanikët kalojnë mesatarisht rreth gjashtë muaj nga jeta e tyre duke diskutuar për motin, sipas rezultateve të një studimi të publikuar sot. Hamendësimet nëse do të jetë një ditë e bukur, ankesat dhe pakënaqësitë kundër të ftohtit apo edhe temperaturave shumë të larta përbëjnë subjektin kryesor të bisedave me të huajt apo të marrëdhënieve të punës për 58 për qind të britanikëve, tregon studimi. Studimi, i kryer nga instituti shumë i besuar i sondazheve ''ICM'' me rreth 2 018 persona, tregon se britanikët flasin për motin në një total prej rreth 49 orë çdo vit, duke qenë se përbën temë e parë të një bisede duke lënë pas punën, televizionin, sportin apo edhe thashethemet. Më tepër se 19 për qind të personave të moshës mbi 65 vjeç pretendojnë se atë të aftë të parashikojnë kushtet meteorologjike po aq mirë sa edhe meteorologët profesionistë./ /i.p/
KOMENTE