English

Spanja Përgënjeshtron Informacione Lidhur Me Kërcënimin E Presidentit Francez

MADRID, 14 maj /ATSH-AFP/ - Qeveria spanjolle përgënjeshtroi sot informacione sipas të cilave Hose Luis Rodriguez Zapatero t'u ketë thënë bashkëpunëtorëve të tij se presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kërcënuar me daljen e Francës nga zona euro për të detyruar Gjermaninë të pranojë shpëtimin e Greqisë. Ky informacion, i publikuar sot në të përditshmen "El Pais" (qendër e majtë), "është krejtësisht i pabazë", i deklaroi AFP-së një burim i afërt me presidencën e qeverisë spanjolle. "Nuk kam dijeni që ky informacion të jetë i saktë", deklaroi zëvendëskryeministrja e qeverisë socialiste spanjolle, Maria Teresa Fernandez de la Vega, gjatë një konference shtypi pas këshillit të përjavshëm të ministrave. /I.Pu.
KOMENTE