English

Spartak Ngjela: Kompromisi gati nga BE-SHBA, por Berisha s’e pranon

Tiranë, 14 maj, NOA – “Në tryezën e kryeministrit është hedhur kompromisi për zgjidhjen e krizës, nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, por ai nuk e ka pranuar sot e gjithë ditën”.

Kështu është shprehur në fjalën e tij Spartak Ngjela, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, sipas të cilit, i takon vetëm kryeministrit të thotë nëse do t’i hapë kutitë apo jo.

Duke iu referuar lajmeve që kanë qarkulluar sot në media, se ekzistoka një pakt kompromisi i bërë gati nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës, Ngjela tha se kreu i qeverisë nuk e pranon atë ndaj ka zgjedhur të shkojë në Kroaci ditën e sotme.

Sipas tij, kësaj qeverie i ka ardhur koha të largohet, pasi është tallur me votën e lirë të popullit.

n.e/NOA

KOMENTE