Sport-Kategoria E Parë/ Ndeshjet E Nesërme, Shpresa E Fundit E Partizanit Për Të Arritur Superligën
TIRANË, 14 maj / ATSH- Gjergji Mima/- Kategoria e Parë do të zhvillojë nesër ndeshjet e javës së fundit të saj. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga ku kampionat duket se Partizani, i cili do të presë në Krujë skuadrën e Skraparit, do të qëndrojë edhe një vit në këtë kategori. E vetmja mundësi për skuadrën e drejtuar nga Gerti Haxhiu është ndalimi i skuadrave që janë në zonën e plej-ofit .
Turbina duhet të marrë nje barazim në Kamëz, Besëlidhja duhet të barazojë në Lushnje, ose Bylis, që tashmë është shapllur kampion, duhet të fitojë në Elbasan. Të gjitha këto skenare do të ndihmonin gjithmonë nëse edhe Partizani arrin fitore ndaj Skraparit.
Ndërkohë në fundin e renditjes Memaliaj do të presë Sopotin, Gramshi do të presë Luftëtarin e Gjirokastrës, ndërsa Burreli do të luajë ndaj Bilisht Sport.
- Java e 30-të e Kategorisë Superiore
Burreli - Bilisht Sport
Memaliaj - Sopoti
Elbasani - Bylis
Gramshi - Luftëtari
Lushnja - Beslidhja
Pogradeci - Ada
Kamza - Turbina
Partizani - Skrapari
- Renditja e Kategorisë së Parë pas javës së 29-të:
Nr Ekipi N Pikë
1 Bylis 29 69
2 Elbasani 29 59
3 Kamza 29 59
4 Lushnja 29 57
5 Partizani 29 57
6 Ada 29 42
7 Pogradeci 29 45
8 Luftëtari 29 36
9 Besëlidhja 29 35
10 Bilisht Sporti 29 31
11 Burreli 29 30
12 Gramshi 29 29
13 Skrapari 29 28
14 Turbina 29 28
15 Memaliaj 29 26
16 Sopoti 29 15
/s.s./