Sport-Superliga- Tirana Mposht Në Derbi Dinamon. Vijojnë Enigmat Në Fundin E Renditjes
TIRANË, 14 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Në përfundim të ndeshjeve të javës së 32-të të Kategorisë Superiore sot, Tirana mposhti 3-2 Dinamon në një ndeshje derbi që dhuroi spektakël dhe gola, ku bardheblutë triumfuan me një fitore që vlen më tepër për moral, sesa për renditjen.
Pas këtij takimi, Tirana siguroi kualifikimin për në Ligën Evropiane. Kualifikim që e arriti matematikisht edhe skuadra e Laçit pas fitores 1-0 ndaj Skendërbeut, falë golit të sulmuesit Arlind Nora në minutën e 61-të.
Besa dhe Gramozi kanë zhvilluar një ndeshje të hapur në Kavajë, ku u shënuan 10 gola dhe ku Besa fitoi me rezultatin 6-4.
Në Durrës, Teuta vendase arriti një fitore të rëndësishme për mbijetesën, ku mposhti 3-1 Flamurtarin e Vlorës dhe doli nga zona e play-out.
Shkumbini fitoi 2-0 ndaj Kastritoit në Peqin, duke e rënduar situatën e ekipit krutan që gjendet tashmë në vendin e 10-të, me 39 pikë.
Ndërsa në Fier, Apolonia i ka ulur vetes shanset për mbijetesë në Superligë, teksa humbi 1-0 ndaj Vllaznisë, që fitoi falë golit të 19-vjeçarit Bala.
Ndeshjet e javës së fundit të Superligës për këtë sezon ku do të jepen dhe verdiktet e fundit përsa i përket ekipeve që do të mbijetojnë në Superligë dhe atyre që do të zbresin një kategori më poshtë, do të zhvillohen ditën e mërkurë.
- Ndeshjet e javës së 32-të të Superligës:
Tirana- Dinamo 3-2
Shënues: Muzaka 65'(p) 76', Plaku 61'/ Malota 69', Bakaj 82'
Besa-Gramozi 6-4
Shënues: Sinani 21' 84', Xhafaj 39', 48, Shtini 65' 80'/ Oliveira 5'(p) 73', Lena 51', Ngjela 88',
Laçi-Skënderbeu 1-0
Shënues: Nora 61'
Teuta-Flamurtari 3-1
Shënues: Mile 19' 33', Hodo 38'/ Memelli 58' (p)
Shkumbini-Kastrioti 2-0
Shënues: Çaushaj 26', Grboviç 71'
Apolonia-Vllaznia 0-1
Shënues: Bala 61'
- Renditja e Superligës pas javës së 32-të:
Ekipi N F B H G P
1. Dinamo 32 18 4 10 52-39 58
2. Besa 32 15 8 9 39-29 53
3. Laçi 32 14 9 9 35-27 51
4. Tirana 32 15 6 11 36-30 51
5. Vllaznia 32 13 7 12 34-37 46
6. Shkumbini 32 13 6 13 31-30 45
7. Flamurtari 32 12 8 12 39-37 44
8. Teuta 32 12 6 14 31-40 42
9. Skënderbeu 32 11 8 13 39-39 41
10. Kastrioti 32 12 6 14 32-35 39
11. Apolonia 32 10 8 14 36-40 38
12. Gramozi 32 5 8 19 22-43 23./n.m/