Athinë, 14 maj, NOA - Mëngjesin e sotëm në gjykatën e qytetit të Selanikut, në Greqi, ka shpërthyer një bombë. Nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi.
Sulmi në gjykatë erdhi pas sulmit me bomba në afërsi të burgut kryesor në Athinë. Nga ai sulm mbeti e plagosur një grua. Policia ka fajësuar militantët e majtë për të dyja sulmet.
Incidentet e sigurisë në Greqi vijnë në kohën kur vendi përballet me një krizë shumë të rëndë financiare.
NOA/FRE