English

Tajlandë - Të Paktën Pesë Viktima Nga Përleshjet Mes Protestuesve Dhe Forcave Të Rendit

BANGKOK, 14 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i përleshjeve të ditës së sotme në Bangkok mes manifestuesve dhe forcave të rendit arrin në pesë të vdekur dhe mbi 23 të plagosur, pas njoftimeve për vdekjen e disa prej të plagosurve në spitalin ushtarak të kryeqytetit. "Kanë mbërritur në spital pesë persona të cilët kanë humbur jetën përpara se të mbërrinin", deklaroi gjenerali Jongjet Aoajenpong, drejtori i spitalit. "Të gjithë ishin goditur nga armë zjarri, dy prej tyre në kokë", u shpreh si dhe shtoi se bëhej fjalë për manifestues antiqeveritarë. Gjatë përleshjeve janë plagosur 23 persona ndër të cilët tetë ndodhen në spitalet e kryeqyteti, ndërkohë që në bilancin paraardhës flitej për 21 të plagosur./ /i.p/
KOMENTE