Tiranë, 14 Maj 2010 NOA – Një grup djemsh nga Shkodra u përplasën me forcat policore pak sekonda më parë ndërsa kishte nisur fjalimi i kreut socialist Rama. Këta militantë iu vërsulën me sharje dhe fyerje uniformave blu, raporton gazetari i NOA që ndjek nga terreni zhvillimet në protestë.
Gazetari i NOA raporton se rreth 10-15 djem me veshje të protestës mbi rrobat e zakonshme, po konfrontohen dhe në çastet që flasim me policët që gjenden vetëm pak metra larg kryeministrisë në një gardh prej rreth 13 radhësh policore.
Kreu socialist Rama ka ndërprerë fjalimin duke i kërkuar këtyre militantëve që të ruajnë qetësinë. Djem, djem nga Shkodra, këta policë nuk janë Berisha ata janë njerëz me uniformën e punonjësit të shtetit, deklaroi Rama. Ai theksoi se ka dëgjuar shumë së fundi për mundësi konfliktesh mes protestuesve dhe shtetit por theksoi se ishte kundër shpërthimit të dhunës.
r.n/NOA Vijon...
Xhafaj: Duam zgjedhje të parakohshme
Ngjela: Kompromisi, gati, Berisha s’do
Dule: Qeveria, në kutinë e zezë të avionit
Milo: Zonja Pack di kaq pak për Shqipërinë
Gjinushi: Pushteti s’mbahet me shkop gome
Protesta e PS, qindra policë pa uniformë
Protesta e PS, ku fëmijët hedhin valle
Kriza, PD-PS, pranë marrëveshjes?
Toçi: Provokatorët në polici do mbajnë përgjegjësi
Gjykata jep masë sigurie për bllokuesit e rrugëve
Pack: Socialistë, frenoni Edi Ramën
KSH: Krizën e zgjidh komisioni hetimor
Rama: Jemi pro zgjidhjes për transparencë
OSBE, Bosch: Partitë të pranojnë kompromisin
Dy javë nga greva e urisë së opozitës