English

Vazhdon Greva E Urisë E Deputetëve Të Ps-Së

TIRANË, 14 Maj/ATSH/.- Greva e urisë e 21 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të saj, që po zhvillohet prej 14 ditësh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë selisë së Kryeministrisë, regjistroi sot paradite një tjetër grevist që la grevën, duke e çuar në 33 numrin e personave që i janë drejtuar spitalit pët trajtim mjekësor. Sipas një njoftimi për shtyp nga PS, grevisti Ferit Leka nga Elbasani, u detyrua ta ndërpresë grevën dhe t' i drejtohet Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për trajtim mjekësor më të specializuar. Greva e urisë e deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre, e nisur dy javë më parë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", synon plotësimin e kërkesës së opozitës për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit. Ndërkohë, sot opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë në orët e pasdites. /a.s/s.s./
KOMENTE