English

Viziton sot Shqipërinë, kryediplomati i Bullgarisë

Tiranë, 13 maj, NOA - Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov, mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri, lajmi ky që konfirmohet nga burimet zyrtare të ministrisë sonë të Jashtme për agjencinë e Lajmeve NOA.

Sipas këtyre burimeve, axhenda e shefit të diplomacisë bullgare parashikon takime me autoritetet më të larta në vend.

Kështu, raportohet se Mladenov të zhvillojë fillimisht një takim me homologun e tij Ilir Meta, që do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga ana tjetër, delegacioni diplomatik bullgar do të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, me presidentin Bamir Topi si edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Në fund, parashikohet që ai të zhvillojë një leksion në Universitetin Evropian të Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE