Vlorë: Situatë E Mirë Meteorologjike Në Pjesën E Parë Të Ditës
VLORË, 14 maj/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike në gjirin detar të Vlorës sot parashikohet të shfaqet në dy tablo. Në pjesën e parë të ditës moti do të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që në orët e pasdites vranësirat do të vijnë duke u shtuar dhe nuk përjashtohen edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Kjo situatë do të shoqërohet me të njëjtën tendencë të kushteve të lundrimit, që në pjesën e parë të ditës do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot në pjesën e parë të ditës era do të fryjë e lehtë në drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit, ndërkohë që në orët e pasditës ajo do të vijë duke u shtuar. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celcius dhe ato minimale në 13-15 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur.
Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./