Krujë, 14 maj, NOA – Vodhi kangjellat rrethuese të varrezave të fshatit Borizanë në Krujë dhe më pas i shiti për skrap në pikën e grumbullimit të hekurishteve të firmës “Shijaku sh.p.k”.
Ky është akti i kryer nga 30-vjeçari Blerim Tafa, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, i cili sipas burimeve policore të Krujës që raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se ka shitur plot 560 kilogramë hekur.
Arrestimi i tij u krye menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa materialet për veprën penale të “Vjedhjes” iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.
n.e/NOA