English

Arrestohet për ekstradim kosovari, bënte pjesë në një bande hajdutësh

Tiranë, 15 maj, NOA – Rezultonte të ishte anëtar i një bande prej të paktën shtatë personash, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë kryer vjedhje pronash dhe biznesesh, në shuma të mëdha, arsye kjo për të cilën kërkohej edhe nga Interpoli gjerman.

Bëhet fjalë për kosovarin me nënshtetësi gjermane, Ilir Kusari, 36-vjeç dhe lindur në Gjakovë, kapja e të cilit është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të zyrës së “Interpol Tirana” me “Interpol Viesbaden”.

Kjo pasi gjykata e Koblenzit në Gjermani para dy muajsh ka lëshuar ndaj tij një urdhër arresti, për veprën penale të “Vjedhje”-s në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal gjerman.

Forcat policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se i kërkuari Kusari është ndaluar në pikën kufitare të Qafë-Morinës. Të paktën që nga viti 2009, Kusari akuzohet se ka marrë pjesë në vjedhje, që organizoheshin nga grupi i lartpërmendur.

n.e/NOA

KOMENTE