English

Arrestohhet Në Pikën Kufitare Të Morinës Nje Shtetas Në Kërkim

TIRANË, 15 Maj/ ATSH - Mira Shkurta /- Pas një bashkëpunimi të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, ( Gjermani) është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Morinë një shtetas gjermano - kosovar, i shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur sot për ATSH-në se, Ilir Kusari, është anëtar i një bande prej 7 personash, të cilët nga viti 2009, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kryer vjedhje pronash dhe biznesesh në shuma të konsiderueshme . Sipas policisë, Gjykata e Koblenz/Gjermani, në mars të këtij viti, ka lëshuar ndaj 36 vjeçarit një urdhër arresti për veprën penale të "vjedhjes në rrethana rënduese". Arrestimi i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, për t'iu nënshtruar drejtësisë së këtij shteti./a.gj/
KOMENTE