Axhenda Ndërkombëtare 15 Maj 2010
-------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
BANGKOK - Të paktën tre persona janë vrarë sot në mëngjes gjatë përleshjeve të tjera mes ushtarakëve dhe manifestuesve në Bangkok, arenë e përleshjeve të dhunshme që prej më tepër se 24 orëve që kanë shkaktuar deri tani të paktën 16 të vdekur dhe 141 të plagosur.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe Shtetet e Bashkuara për "vetëpërmbajtje".
TË TJERA
---------------
TRIPOLI/HAGË - Rubeni, djaloshi 9-vjeçar nga Holanda, i mbijetuari i vetëm i aksidentit të avionit Airbus A330-200 të kompanisë "Al-Afriqiyah" pranë Tripolit, pritet të riatdhesohet sot në Holandë.
UASHINGTON/VENICE (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të filluara për të penguar përhapjen e shtresës së naftës që kërcënon brigjet amerikane të Gjirit të Meksikës, ndërkohë që presidentin Barack Obama njoftoi dje një rishikim të procedurave të autorizimit të shpimit.
CAP CANAVERAL (SHBA) - Anija kozmike Atlantis u lëshua me sukses nga Florida me gjashtë astronautë në bord drejt Stacionit hapësinor ndërkombëtar (ISS) në atë që pritet të jetë udhëtimi i saj i fundit në hapësirë.
ATHINË - Përfundon vizita zyrtare dyditore e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan e përqendruar në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Erdogan largohet për në Turqi në orën 11:00.
ZAGREB - Asamble e përgjithshme e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin(Berzh).
MOSKË - Manifestim i të rinjve pro Kremlinit të cilët mbledhin 65 000 persona për të përkujtuar 65-vjetorin e fitores mbi nazistët (08:00).
BISHKEK - Ndjekje e situatës pas përleshjeve në jug të vendit mes përkrahësve dhe opozitarëve të qeverisë së përkohshme.
BERLIN - Oskar Lafontaine heq dorë për arsye shëndetësore nga drejtimi i partisë së majtë, die Linke.
/I.Pu.