English

Berisha: Zgjidhja e situatës sipas Këshillit të Europës

Tiranë, 15 maj, NOA, Update- Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai do të pranonte bisedime mbi deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komiteti Presidencial. Ai u shpreh se mbi këto dokumente është i gatshmët të bisedojë.

“Kjo deklaratë mundëson transparencë të plotë dhe respektim të Kushtetutës, vendimeve të Kushtetueses dhe pavarësisë së gjykatave. Ky është një dokument në interes të gjitha forcave politike”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Shqipëria është nën monitorimin e këtij institucione. Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së dhënë për mediat ka ftuar Ramën që të ndjek rrugën ligjore për kërkesat e opozitës.

“Në tryezën e Presidentit Komisioni Presidencial ka sugjeruar që të ngrihet Komisioni dhe t'i drejtohet Komisionit të Venecias. Ishte Presidenti që refuzoi Komisionin e Venecias dhe unë e mbështeta. Kryeministri nuk i drejtohet Komisionit të Venecias pasi duhen respektuar vendimet e gjykatave”, tha Berisha.

m.xh/NOA

KOMENTE