Britani E Madhe - Vëllai I Miliband Në Garë Për Kryesinë E Laburistëve
ROMË, 15 maj /ATSH-ANSA/ - Ed Miliband, ish-sekretari për ndryshimet klimatike në qeverinë britanike, do të kandidojë për pozicionin e kryetarit të partisë Laburiste duke sfiduar kështu vëllain e madh, ish-ministrin e Jashtëm, David Miliband, shkruan sot botimi elektronik i të përditshmes "Guardian".
Ed Miliband, 40 vjeç, do të "shfrytëzojë" sot fjalimin në Londër në një konferencë të Fabian Society për të shpallur formalisht kandidaturën e tij përballë vëllait David.
Sipas disa aktivistëve që dje morën pjesë në një takim elektoral në zonën e Ed Miliband, në Doncaster North, vëllai i vogël i ish-ministrit të Jashtëm deklaroi se e kishte menduar gjatë këtë vendim.
"Unë dhe vëllai im jemi dakord për faktin se partia ka nevojë për sa më shumë zgjedhje", deklaroi Ed.
/e.v/