Deputeti Malaj Ndërpret Grevën E Urisë Pas Problemeve Shëndetsore
TIRANË, 15 Maj/ATSH/.- Deputeti i Partisë Socialiste (PS), Arben Malaj, i ngujuar në grevë urie bashkë me 20 deputetë të tjerë dhe rreth 180 mbështetës të tyre, u detyrua t'a ndërpresë grevën për shkak të kushteve të rënduara shëndetsore.
Greva e urisë e Partisë Socialiste që po zhvillohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë selisë së Kryeministrisë, hyri sot në ditën e 15-të saj. Deri tani i janë drejtuar Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", rreth 35 grevistë për trajtim mjekësor të specializuar.
Përmes saj, opozita synon plotësimin e kërkesës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit duke hapur kutitë e votimit./a.s//n.m/