English

Durres: Era E Forte Nxjerr Ne Breg Nje Anije 5000 Toneshe

DURRES, 15 Maj/ATSH, G.Kabashi/- Një anije tregtare shqiptare që ndodhej në radën pranë portit detar të Durrësit, doli në bregdet si pasojë e erës e fortë dhe detit të trazuar, që ka përfshirë sot gjirin detar. Burime nga vendngjarja bënë të ditur për ATSH-në se "anija tregtare "Emelia" me kapacitet 5000 ton, e cila ndodhej e ankoruar në radën e portit është shkëputur nga spiranca, si pasojë e detit të trazuar me forcë 7 ballë dhe ka dalë në bregdetin pranë sektorit Teuta në plazhin e Durrësit". Gjiri detar i Durrësit është përfshirë sot në orët e para të mëngjesit nga një erë shumë e fortë dhe deti i trazuar me forcë deri në 7 ballë. Sipas të njejtave burime, në radën e portit ndodhen edhe disa anije të tjera tregtare kryesisht shqiptare./n.m/
KOMENTE