English

Durrës: Mot Me Reshje Dhe Erë Të Fortë, Pritet Përmiresim I Kushteve Detare

DURRES, 15 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje shiu dhe erë të fortë po karakterizon sot rajonin detar të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Sipas tyre, dy nga tragetet e linjës Bari-Durrës që lundruan gjatë natës nga porti Italian u ankoruan në kalatat me rreth 1 orë vonesë për shkak të detit të trazuar me forcë 7 ballë jashtë gjirit detar, ndërsa trageti i tretë po pret qetësimin e kushteve detare në radë. Motopeshkatoret që vazhduan gjuetinë dhe gjatë natës së kaluar, po rikthehen në portin e Durrësit, thanë burimet e kapitenerisë. Ato shtuan se pritet që kushtet detare të përmirsohen gjatë orëve të pasdites. Ndryshimi i erës gjatë natës nga verilindja drejt jugperëndimit shkaktoi reshje lokale dhe stuhi detare që në orët e para të mëngjesit, thanë burimet e kapitenerisë së portit./n.m/
KOMENTE