Tiranë, 15 maj, NOA – “Dje shqiptarët panë shfaqjen më të fundit të trupës teatrale ambulante. Mesa duket, në programin e fundit teatror ka vendosur të luajë filma me heroizma partizane në disa udhëkryqe të Tiranës dhe kryesisht në bulevardin e Dëshmorëve të Kombit”.
Kështu e ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, deputeti demokrat Edi Paloka, sipas të cilit, “do ta kishim vlerësuar këtë shfaqje në të gjithë komponentët e saj nëse nuk do kishte penguar seriozisht qytetarët e Tiranës për të kryer punët e tyre të përditshme”.
“Shokët e njësitit gueril të Spitalit Infektiv, na paskan habitur edhe mjekët me gjendjen e tyre perfekte shëndetësore, jo shpirtërore”, shtoi ai.
Më pas, Paloka tha se “si politikan, por edhe si qytetar i Tiranës, në mënyrë që të vazhdojë të shikojë shfaqjen e përgatitur me kujdes, kryesocialisti do të dojë t’u ofrojë një kompromis çunave të Bllokut, të cilët që prej 16 ditësh kërkojnë zyrat e babit”.
“Zhvendosini çadrat në trotuar dhe vazhdoni shfaqjen, qytetarët nuk i pengoni dhe ju rrini sa të doni”, e përfundoi Paloka deklaratën.
n.e/NOA