English

Ekon - Bqe: Miratimi I Planit Prej 750 Miliardë Eurosh Është Kursim Kohe

BERLIN, 15 maj /ATSH-AFP/ - Duke miratuar një plan shpëtimi prej 750 miliardë eurosh me qëllim për të shmangur përhapjen e krizës greke në vende të tjera të zonës euro, nuk bëjmë gjë tjetër veçse kursejmë kohë, asgjë më shumë, theksoi shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Jurgen Stark. "Kur tregjet të pësojnë rënie, asnjë nuk mund të parashikojë pasojat. (...) Politikat duhet të marrin masa të shpejta për të ndaluar sa më shpejt të jetë e mundur zhvillimet negative'', theksoi ai në një intervistë për të përditshmen ''Frankfurter Allgemeine Zeitung''. Por i pyetur mbi efikasitetin e planit, Stark theksoi se ''nuk është gjë tjetër veçse kursim kohe asgjë më shumë''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE