Tiranë, 15 Maj NOA – Milena Selimi/ - Vazhdon festivali i Dancit në qytetin e Durrësit, ku më 17 maj ora 20.00 në Teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit do të performojë trupa franceze e dancit "Ballet Actuel".
Kjo vepër skenike baleti titullohet "Interférences" dhe konsiston në katër pjesë të shkurtra, të shkëputura nga krijimet më të fundit të kësaj kompanie danci.
Universe të ndryshme, koreografi dhe muzikë e ndryshme, por që të gjitha përmblidhen tek një ide e përbashkët: kërkimi i pandalshëm për energjinë e brendshme organike që mbart lëvizja. Pjesa e parë titullohet "Love me tender" dhe zgjat 8 minuta. Interpretojnë balerinët Céline Holzer, Loïc Marchi. Pjesa e dytë titullohet "Et en bas, il y avait le bleu du ciel" dhe zgjat 9 minuta. Interpretojnë: Claire Massias dhe Loïc Marchi. E treta mban titullin: "Point de suspension", zgjat 9 minuta dhe ka për balerinë: Esther Cloet, Céline Holzer, Sandra Martineau, Claire Massias. Mbrëmja mbyllet me pjesën "Trans Lucide".
m.s/NOA