English

Fishë Teknike - Tajlandë - Etapat Kryesore Të Trazirave Në Bangkok

BANGKOK, 15 maj /ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë etapat kryesore të krizës politike në Bangkok që prej fillimit të manifestimeve të "këmishëkuqve" në mes të marsit: 14 mars: Mijëra "këmishëkuqë vendosen në Bangkok për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vejjajiva, i cili tërhiqet në një bazë ushtarake për të qenë i sigurt. 2 prill: Manifestuesit marrin nën kontroll një lagje tjetër të Bangkokut, Ratchaprasong, qendër tregtare dhe turistike e kryeqytetit. Ata lënë kontrollin e të parës në mes të prillit. 7 prill: Qeveria deklaron gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok. 10 prill: Përleshjet e para të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të rendit. Vriten 25 persona, kryesisht "të kuq" dhe më tepër se 800 të tjerë plagosen. 22 prill: Pesë granata shpërthejnë gjatë një përballjeje të acaruar mes manifestuesve pro dhe antiqeveritarë: një i vdekur dhe 80 të plagosur. 3 maj: Shpresa për dalje nga kriza: Abhisit propozon një "plan pune", që parashikon organizimin e zgjedhjeve të 14 nëntorit në këmbim të heqjes së bllokadës. "Të kuqtë" e presin pozitivisht këtë iniciativë, por kërkojnë angazhime të prera për datën e shpërbërjes së Dhomës së Ulët të Parlamentit. 13 maj: Rritje tjetër tensioni. Abhisit anulon zgjedhjet e parakohshme, sepse manifestuesit nuk janë evakuuar dhe ushtria bllokon lagjen e pushtuar. Gjenerali Khattiya Sawasdipol, i njohur si Seh Daeng, përkrahës i "të kuqve", plagoset rëndë. Gjendja e emergjencës shtrihet në 15 provinca të Veriut dhe Verilindjes, bastion i "të kuqve". Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja vendosin të mbyllin ambasadat. 14 maj: Përleshje në kufi me zonën e pushtuar, ku energjia elektrike dhe uji janë ndërprerë. Vriten 16 persona dhe plagosen më tepër se 140 të tjerë. /I.Pu.
KOMENTE