Gjirokastër: Shtrëngata Shiu Në Jug Të Vendit
GJIROKASTËR, 15 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Shtrëngata të forta shiu po mbizotërojnë zonat e jugut qysh në orët e para të ditës, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve apo bllokimin e akseve rrugore kombëtare e dytësore.
Situata është rënduar duke u shoqëruar edhe nga shtrëngata shiu, erëra të forta dhe ulje disa gradë të temperaturave.
Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, tha sot për ATSH-në, se ndonëse rrjeshet kanë qenë të pandërprera, deri tani nuk është shënuar asnjë aksident në rrugën kombëtare Kakavije-Ballsh.
"Sasia i rrjesheve të shiut janë të larta, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar probleme për qarkullimin e mjeteve në akset rrugore kombëtare", u shpreh Mullai./n.m/