Milano, 15 maj NOA - Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gatshëm për të sjellë lojtarin e Liverpulit Steven Gerard në Milano dhe kjo vetëm për të mbajtur Murinjon si trajnerin e ekipit të tij.
Sipas shtypit italian është bërë e ditur se Moratti i ka premtuar Murinjos që vitin e ardhshëm ekipi i zikaltërve, do të përforcohet gjithnjë e më shumë për të qenë akoma më kompetitiv në evenimentet kombëtare dhe mbi të gjitha në ato ndërkombëtare.
Murinjo ka shfaqur interes për mesfushorin e Liverpulit që në vitin 2005 kur ishte në drejtimin e Çeslit dhe tashmë që ai mund të vijë në radhët e Interit, tekniku zikaltër mund të ndryshojë mendje për të qëndruar në Milano.
r.b/NOA