English

Jozefina Topalli: Shqiptarët, krenohen me emrin e Nënë Terezës

Tiranë, 15 maj, NOA – “Me vullnetin dhe këmbënguljen e saj, Nënë Tereza diti të jetë një shembull se si njeriu, edhe pse i brishtë e i vogël, është i aftë për gjëra të mëdha dhe përfundimtare. Nënë Tereza ishte një grua shqiptare. Unë shpresoj që edhe emri i saj të krenohet me ne shqiptarët".

Me të tilla fjalë e ka përshkruar veprën dhe jetën e shqiptares së madhe, kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë aktiviteti të zhvilluar sot në mjediset e Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe organizuar nga Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë me rastin 100-vjetorit të lindjes së saj.

"E ndiej veten të privilegjuar si grua, si nënë dhe si shqiptare. Ajo ishte edhe nënë. Bota e njeh si Nënë Tereza. Në të vërtetë, ajo me jetën e saj i dha një dimension universal fjalës dhe realitetit të nënës. Me të, fjala nënë tejkaloi rrafshin biologjik”, tha më tej kryetarja e Kuvendit në këtë simpozium.

Aty ishin të pranishëm zonja Liri Berisha, e cila udhëheq fondacionin “Nënë Tereza”; presidenti i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, Rrok Mirdita, Nunci apostolik në Tiranë imzot Ramiro Molner Ingles, i ngarkuari për ndjekjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit, Atë Brian Kolodiejchuk, si dhe misionarja e Nënë Terezës, Ancila Kërnahaj etj.

n.e/NOA

KOMENTE